Lajme

Ischinger për situatën Kosovë-Serbi: Propozimi ynë i 2007-ës është mirë të zbatohet

Ish-emisari gjerman në bisedimet Kosovë-Serbi Wolfgang Ischinger, ka thënë se është mirë që të zbatohet propozimi i tyre i vitit 2007.

Në një postim në Twitter, Ischinger thotë se modeli gjermani-gjermani do të përjashtonte çështjet e statusit dhe të zgjidhte pyetjet praktike.

“Do të ishte mirë që propozimi ynë i vitit 2007 më në fund të zbatohet: Modeli dt-dt kontratë – përjashton çështjen e statusit, zgjidh pyetjet praktike”, shkroi Ischinger.

Tutje, Ischinger ndau një artikull të F.A.Z me titullin se si do perëndimi ta zgjidhë konfliktin e Kosovës.

Në këtë artikull thuhet se Gjermania, Franca, ShBA dhe BE po bëhen serioze duke theksuar se evropianët dhe amerikanët po duan zgjidhje të konfliktit në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Gjermania, Franca, SHBA dhe BE po bëhen serioze: amerikanët dhe evropianët duan ta zgjidhin konfliktin midis Serbisë dhe Kosovës me gjithë fuqitë e tyre. Motivi i fshehtë: Ndërsa bota demokratike e shteteve është kundër luftës së Moskës kundër Ukrainës, krahët e hapur duhet të mbyllen diku tjetër”, thuhet në artikullin e F.A.Z

F.A.Z flet edhe për sugjerimin e Ischingerit.

“Në tetor 2007, në një intervistë me F.A.Z., ai sugjeroi marrjen e Traktatit Bazë Gjermano-Gjerman të vitit 1972 si një model në mënyrë që të përjashtonte të pazgjidhshmen dhe ende të arrinte marrëveshje. Ngjashëm me RDGJ-në dhe Republikën Federale të Gjermanisë, Serbia dhe Kosova supozoheshin të njihnin njëra-tjetrën, jo de jure, por de facto, në mënyrë që të hiqnin bazën për konflikte”.

Tutje në këtë artikull flitet edhe për takimet e pesë diplomatëve ndërkombëtar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

/Shqip.com