Irani hakmerret, lëshon 10 raketa drejt bazës amerikane në Katar. Asnjëra nuk godet, shpërthejnë në ajër
Publikuar:
(23.06.2025 21:13:09)

Irani raportohet se ka lëshuar të paktën dhjetë raketa ballistike drejt bazës ushtarake amerikane në Katar.
Reuters raporton se shpërthime janë dëgjuar sot mbi kryeqytetin e Katarit, Doha.
Vetëm pak minuta më parë, Katari mbylli hapësirën e tij ajrore dhe ambasadat e SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar i këshilluan qytetarët e tij të “strehohen”.
Një gazetar i Axios, duke cituar një zyrtar izraelit, tha se dhjetë raketa ishin lëshuar nga Irani të drejtuara drejt bazave ajrore amerikane në Katar.
Në pamjet më poshtë dallohen raketat e sistemeve amerikane “Patriot” të lëshuara për interceptimin e raketave iraniane.
/Shqip.com