Sport Ndërkombëtar

Inzaghi kërkon nga lojtarët që Interi mos të lejojë befasi nga Sassuolo

Simone Inzaghi

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka thënë se Interi duhet të tregohet më i miri i mundshëm kudër Sassuolos – për të mos lejuar befasi.

Ndeshja zhvillohet të shtunën duke filluar nga ora 20:45, në kuadër të xhiros së shtatë në Serie A.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, është e shtata në njëzet ditë, kështu që ka pak përpjekje fizike dhe mendore”.

“Ata luajnë shumë mirë dhe kanë individualitet të shkëlqyer. Duhet të jetë Interi më i mirë i mundshëm”, ka thënë ai për skuadrën e Sassuolos.

Skuadra e Sassuolos.

Tekniku Italian po ashtu ka lavdëruar mesfushorin turk, Hakan Calhanoglu, duke e quajtur një futbollist të “shkëlqyer”.

“Unë jam shumë i kënaqur me Hakanin, ai është një lojtar i shkëlqyer, ai kombinon cilësinë me sasinë. Unë kam zgjedhje të ndryshme, kam shumë që janë të mirë, mund të bëj zgjedhje të ndryshme, por kundër Atalantës ne vëzhguam shumë dhe ai bëri atë që unë i kërkoj atij të bënte.

“Unë mendoj se nuk jam personi më i përshtatshëm për të bërë analiza të caktuara. Qëllimi ynë ishte të shpëtonim klubin, vitin e ardhshëm gjithçka do të jetë shumë më mirë”.

“Shumë mirë sepse ajo transmetoi qetësi, pagat e paguara rregullisht dhe për këtë arsye ka besim për të ardhmen”, ka përfunduar Inzahgi.  /Shqip.com