Inzaghi e ka një lajm të mirë për Asllanin
Publikuar:
(31.10.2022 23:03:54)

Kristjan Asllani ishte një nga transferimet më sensacionale të Interit në afatin kalimtar të verës. Gjithsesi, mesfushori shqiptar nuk u preferua shumë nga trajneri Simone Inzaghi dhe minutat në fushë për të ishin të pakta. Duke qenë se ndeshja e nesërme me Bayern Munchen nuk ka peshë të madhe, pasi kualifikimi në Champions League është siguruar, lojtarin kuqezi mund ta shikojmë në fushë.

“Është një moment (rasti i humbur me Barcelonën) që ai e ka lënë pas vetes. Asllani po rritet shumë. Çalhanoglu po bën mirë si një ‘playmaker’ në thellësi, por nesër mund të jetë ndeshja e duhur për Asllanin. Qoftë si një shkatërrues, ashtu edhe si një ‘playmaker‘ në thellësi“, ka thënë trajneri i Interit, Simone Inzaghi para ndeshjes.
/Shqip.com