Lajme

Inxhinieri shqiptar projekton makinën e parë elektronike që u promovua nga Biden

Biden dhe makina elektronike.

Gjergj Shaskaj nga Vlora i cili është inxhinier i elektronikës, ditë më parë bashkë me një ekip kishin finalizuar makinën e parë elektronike të tipit “Hummer EV” të cilën e kishte promovuar vetë presidenti amerikan Joe Biden, përcjell Shqip.com.

Shaskaj ka treguar se presidenti amerikan është shprehur shumë i kënaqur dhe i habitur nga performanca e makinës.

Inxhinieri shqiptar.

“Po, kam qenë prezent. Presidenti u shpreh shumë i kënaqur dhe i habitur nga performanca e makinës. Jam nga njerëzit me eksperiencën më të madhe jo vetëm në Michigan”, tha ai për RTK-në.

Biden ishte i pari që e testoi veturën elektronike të tipit “Hummer EV” me tre motorë elektronikë, vetura e parë e këtij tipi në Amerikë.

Shqiptari nga Amerika tha se në muajt në vijm do të prodhohen edhe 30 makina të tilla të tipit Hummer EV./SHQIP.com