Lajme

Intervistë: Deputeti shqiptar në Parlamentin e Cyrihut – Zvicra diskriminoi shqiptarët

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Cyrihut - Përparim Avdili

Ngjarje të shumta ndodhën me shqiptarët rezidentë në Zvicër, që kur mërgimtarët filluan të ktheheshin nga Kosova nëpër vendet ku jetojnë. Akuza për testime falso në Kosovë, shtrime nëpër spitale e madje edhe anulime festivalesh të organizuara nga komuniteti shqiptar atje.  

Për këtë të fundit ka folur deputeti shqiptar në Parlamentin e Cyrihut, Përparim Avdili, i cili në një intervistë për Shqip.com, thotë se vendimi i Qeverisë për anulimin e ‘Festivalit Alba’ vetëm 48 orë para se të mbahej, nuk ishte i pritshëm.

Ky vendim i ekzekutivit sikurse për partinë e Avdilit, edhe për shumë të tjera në kuvendin kantonal po konsiderohet diskrimin politik. Madje, Avdili thotë se ky vendim përveçse është skandaloz, paraqet dëm të madh edhe në aspektin ekonomik.

Në të njëjtën kohë kur mendohej të mbahej festivali më i madh shqiptar në Zvicër, pati edhe organizime të tjera, pa maska e pa respektim të rregullave anti-COVID.

Së fundmi, është spekuluar se nga e hëna, të pavaksinuarit rrezikojnë të mos u mundësohet shtrimi nëpër spitale në rast se infektohen. Avdili tregoi se cfarë masash pritet të hynë në fuqi nga 13 shtatori.

Përkundër akuzave të rënda që mediat zvicerane i drejtuan nga Kosova për testimet falso, e që ende nuk dihet vërtetësia e tyre, Avdili thotë se autoritetet kosovare duhet të punojnë në stabilizimin e situatës.

Intervista e plotë me video