Interi po triumfon ndaj Plzen – pas 45 minutave lojë
Publikuar:
(13.09.2022 19:31:25)

Interi është duke triumfuar në udhëtim te Viktoria Plzen – me rezultat 0-1 pas 45 minutave lojë.
Neurazurët golin e vetëm në këtë pjesë e shënuan me anë të Edin Dzekos – në minutën e 20-të.
Teksa, në rolin e asistuesit ishte Joaquin Correa.
Zikaltërit e dominuan pjesën e parë në çdo aspekt – duke mos i lënë vend për befasi.
Me rezultatin aktual – Interi gjendet në pozitën e tretë më tre pikë të grumbulluara – njëjtë sa kanë edhe Bayern Munchen e Barcelona – por golaverazhi e bën dallimin.
Në anën tjetër, Plzen renditet në pozitën e fundit me 0 pikë.
Mbetet të shihet se çka do të prodhojë pjesa e dytë./Shqip.com