Sport Ndërkombëtar

Interi e nis mirë sezonin e ri, fiton thellë ndaj Geonas

Inter në ndeshen kundër Genoas

Interi ka fituar me rezultat të thellë prej 4-0 në përballje me Geonan në kuadër të xhiros së parë për edicionin e ri të Serie A, shkruan Shqip.com.

Ekipi i Simone Inzaghit e nisi për mrekulli rrugëtimin drejt mbrojtjes së titullin, pasi morrën tri pikët e para në ndeshjen për sezonit e ri.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të plotë të “Nerazzurrëve”, të cilat krijuan raste të shumta, teksa arritën të shënojnë edhe dy gola.

Goli parë i ndeshjes erdhi në minutën e gjashtë përmes Milan Skriniar i cili shënoi me kokë, kurse të dytin e shënoi mesfushori turk, Hakan Calhanoglu në minutën e 14-të të ndeshjes.

Ivan Perisic shënoi edhe një gol pak pa përfunduar pjesa e parë, por u anulua për shkak se kroati gjendej në pozitë jashtë loje.

Pjesa e dytë ishte e barabartë, por vendasit arritën ta menaxhojnë lojën ku bënë disa zëvendësime dhe arritën të shënojnë edhe dy gola.

Golin e parë në këtë pjesë e shënoi Arturo Vidal në minutën e 74-të i cili shënoi për 3-0, ndërsa në minutën e 88-të, sulmuesi i sapo transferua nga Roma, Edin Dzeko shënoi për rezultatin përfundimtar prej 4-0.

Në ndeshjen e radhës, Interi tani përballet në udhëtim me Hellas Veronan, kurse Geona e pret Milanin./Shqip.com