Inter siguron portën me Onanan e Ajax, reagon Handanovic

Inter Milan ishte në kërkim për ta siguruar portën e tyre.
Pavarësisht se kanë një portier si Handanovic në radhët e tyre, një tjetër ishte i nevojshëm.
Klubi italian ka siguruar shërbimet e Andre Onanas së Ajaxit si transfer i lirë, raporton Fabrizio Romano.
Këtë transferim e ka komentuar edhe vetarani slloven i rosonerëve i cili kishte folur për “Dazn”.
Inter have signed André Onana on free transfer for next season as new goalkeeper. Samir Handanovic tells Dazn: “It’s not a problem for me, I just want Inter to be stronger”. 🔵 #Inter
“I’m out of contract in June – I hope we can reach an agreement but there’s nothing decided”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 4, 2022
“Nuk është problem për mua, thjesht dua që Interi të jetë më i fortë”.
“Më mbaron kontrata në qershor – shpresoj se mund të arrijmë një marrëveshje, por asgjë nuk është vendosur”, tha 37 vjeçari.
Ai ka kontratë me klubin deri më 30 qershor të këtij viti, kurse iu bashkua klubit në vitin 2012.

Onana nga ana tjetër, i ishte bashkuar gjigantit holandez Ajax në vitin 2015 nga akademia e Barcelonës – “La Masia”.
Kamerunasi u ndalua të luante për 12 muaj nga UEFA pasi doli pozitiv për furosemide, substancë e ndaluar për përdorim nga lojtarët.

26 vjeçari e mori aksidentalisht këtë substancë pasi ngatërroi një nga pilulat e gruas së tij me një tabletë për dhimbje koke.
Dënimi më vonë u ul në nëntë muaj nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.
Iner aktualisht gjendet në pozitën e tretë në tabelë me 63 pikë, tre më pak se Napoli i vendit të dytë dhe Milan që po prin në garënm për “Scudetto”. /Shqip.com