Inter refuzon edhe ofertën e radhës për Lukakun

Interi nuk është duke dëshiruar ta largojë Romelu Lukakun nga skuadra edhe pas ofertave nga Chelsea drejt tij, transmeton Shqip.com.
Sipas “Sky Sport”, skuadra italiane ka refuzuar ofertën prej 85 milion funtesh plus Marcos Alonson.
28-vjeçari luajti rol kyç në triumfin e Interit në Serie A edicionin e kaluar, duke arritur të shënoi 24 gola.
Inter duhet të zvogëloj faturën e pagave këtë verë, pas largimit të Antonio Contes në maj, mes shqehtësimeve se paga e tij do të ulej për shkak të borxheve të klubit.
Sidoqoftë, Lukaku është i lumtur dhe i vendosur të qëndroj te “Neroazzurët”, derisa është i përqëndruar për të dhënë gjithçka në sezonin e ardhshëm.

Nga ana tjetër, Chelsea është i vendosur të nënshkruajë me një sulmues të klasit botëror, me Erling Haaland dhe Romelu Lukakun të cilët janë në listën e tyre.
28-vjeçari kaloi tri vite me skuadrën londineze, pasi u transferua nga skuadra belge, Anderlecht në vitin 2011.
Sidoqoftë, ai bëri vetëm 15 paraqitje për klubin, duke mos arritur të shënoi asnjë gol, për t’u transferuar pastaj te Everton për 28 milion funte në korrik të vitit 2014.
Ai ishte shumë afër rikthimit te “The Blues” në korrik të vitit 2017, por zgjodhi të bashkohej me Manchester United për 75 milion funte.
Derisa dy vite më parë iu bashkua Interit për 73 milion funte, klub me të cilin ka shënuar 47 gola në 72 paraqitje garuese për ta./Shqip.com
