Sport Ndërkombëtar

Inter – Milan, formacionet zyrtare

Inter dhe Milan luajnë sonte në orën 21:00 për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Champions League. Me fitoren 0-2 në ndeshjen e parë, zikaltërit e Inzaghit futen më të qetë në këtë përballje që mund të zgjasë më shumë se 90 minuta.

Fituesi në këtë duel do jetë i pari që do marrë një biletë për në finalen e Champions League që zhvillohet në Stamboll më 10 qershor, në stadiumin “Ataturk Olympic”. Si Inzaghi dhe Pioli kanë zbardhur formacionet zyrtare në këtë sfidë.

Për Milanin nga minuta e parë luan Leao, që rikthehet nga lëndimi. Për shkak të dëmtimeve, Bennacer dhe Ibrahimovic janë jashtë te kuqezinjtë. Te Interi, Inzaghi luan me skemën 3-5-2, me Dzekon dhe Martinez në sulm. Asllani qëndron në bankinë.

Formacionet zyrtare:

INTER (3-5-2): Onana; Darmian; Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Dzeko

MILAN (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Thiaw, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Krunic; Messias, Brahim Diaz, Leao; Giroud

/Shqip.com