Inter, Milan dhe Roma zhvillojnë sot ndeshjet e radhës

Interi, Milani dhe Roma do të zhvillojnë ndeshjet e radhës në Serie A, në kuadër të xhiros së tretë.
Milan në “San Siro”, do të përballet me skuadrën romake, Lazio. Të dy klubet kanë nga dy fitore, po aq sa ndeshje – në këtë edicion.
Ballafaqimi i tyre fillon në ora 18:00, transmeton Shqip.com
Por, disa orë më herët, 12:30, Interi në “Luigji Ferraris”, luan kundër Sampdoria.
Kampioni aktual e ka nisur sezonin me dy fitore, ndërsa kundërshtari i tyre i sotëm ka vetëm një pikë nga dy ndeshje të zhvilluara.
Kjo xhiro në kampionatin italian mbyllet me ndeshjen Roma & Sassuolo në “Olimpico”.
Romakët nën drejtimin e Jose Mourinho synojnë tre pikët për ta ruajtur tempon e fitoreve.
Skuadra e kryeqytetit ka gjashtë pikë pas dy ndeshjeve të para, një fitore do të ishte e rëndësishme, pasi do të përfitonte nga dueli Milan & Lazio, të cilat kanë pikë sa Roma. /Shqip.com