Sport Ndërkombëtar

Inter-Juventus, publikohen formacionet zyrtare

Inter-Juventus

Janë publikuar formacionet zyrtare të kryendeshjes së javës në Serie A, Inter-Juventus.

Në këtë takim, të dyja skuadrat do kërkojnë fitoren, për të  qëndruar në hap me kreun e tabelës, shkruan Shqip.com.

Simone Inzaghi, ka vendosur që nga minuta e parë, të startojë në repartin e sulmit me Persic, Dzeko dhe Lautaro.

Ndërsa, Arturo Vidal, është lënë në bankën rezervë.

Për shkak të lëndimit, në këtë takim mungon, Joaquin Correa.

Image
Formacioni i Interit

Ndërsa, Masimilliano Allegri ka vendosur të  fillojë ndeshjen me një 11-she, mjaftë interesante.

Në qendër të mbrojtjes ka vendosur që përsëri të i besojë dy veteranëve, Bonucci-Chiellieni, ndërsa De Ligt mbetet në  bankën rezervë.

Sa i përket repartit sulmues, në qendër do luajë, Alvaro Morata, i cili do jetë i ndihmuar nga Bernardeschi.

Image
Formacioni i Juventusit

Neurazurët gjenden në vendin e tretë në Serie A, me 17 pikë, kurse Juventusi gjenden në pozitën e 14-të./Shqip.com