“Intelektualët” e lënë futbollin anash – e përkrahin Adriana Matoshin

Ndonjëherë futbolli mbetet në plan të dytë dhe disa gjëra jashtë fushës së gjelbër janë me peshë më të madhe.
Ani pse janë duke u përgatitur për ndeshjen ndaj Drenasit, “intelekutalët” nuk kanë harruar që ta përkrahin bashkëqytetaren e tyre, Adriana Matoshi.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, sot e kaloi me sukses operacionin për tumor në tru dhe klubi gjilanas i kanë uruar shërim të shpejtë.
Këtë e kanë bërë përmes një baneri ku është shkruar “Get well soon Adriana Matoshi” .
Në postimin e bërë në faqen zyrtare të klubit, është shkruar ndër të tjera, se Matoshi ishte përkrahëse e rregullt e klubit.
“Aktorja me prejardhje nga Gjilani, përkrahëse e klubit tonë FC DRITA është një nga aktoret më aktive dhe të suksesshme kosovare, jo vetëm në vend, por edhe në arenën ndërkombëtare”, është shkruar ndër të tjera në postim.
Adrianës, shërim të shpejtë dhe përkrahje morale i kanë shprehur edhe figura publike të shumta, nga fusha të ndryshme.
Ndërkaq, njoftimin se ajo ka kaluar me sukses operacion, e ka bërë i dashuri i saj, Keith Owen Groeneveld përmes një shkrimi të bërë në “Instastory”. /Shqip.com