Sport Ndërkombëtar

Insigne në radarin e shumë skuadrave

Lorenco Insigne

Kontratën nuk e ka vazhduar ende dhe ofertat kanë vëshuar për të.

Kapiteni i Napolit, Lorenco Insigne është në radarin e disa skuadrave.

Sipas “Corriere dello Sport”, “Napoli është i shqetësuar për humbjen e Insigne sepse negociatat për rinovimin e kontratës së tij – që skadon në qershor 2022 janë ende në ngërç dhe si lojtari ashtu edhe shoqëruesi i tij po shikojnë destinacionet e mundshme, me një ofertë prej 11 milion € neto për sezon që ka ardhur nga skuadra e MLS Toronto”.

I njëjti medium ka shkruar se “nuk ka mungesë të kërkuesve nga Serie A, sepse ka pasur disa shkëmbime informacioni që përfshijnë Interin, Milanin, Juventusin dhe Lazion. Sigurisht që janë vetëm thashetheme dhe ende nuk ka kaluar nga interesimi i fortë në tentativa konkrete”.

GdS: Napoli handed huge blow as captain Insigne is likely to miss Milan  clash
Insigne

Reprezentuesi italian është pjesë e Napolit që nga viti 2011, ndërsa është autor i 89 golave në futbollin elitar të Italisë.

Këtë sezonë, ai ka zhvilluar 15-të paraqitje në Serie A, ndërsa ka ndihmuar skuadrën e tij me katër golave dhe pesë asistimeve.

Një kampionat të mirë po zhvillon edhe Napoli si skuadër, pasi gjendet në vendin e tretë, me 39 pikë të grumbulluara.

Shtatë më pak se Interi që është lider dhe katër më pak se Milani që gjendet në vendin e dytë. /Shqip.com