Iniesta: Për mua nuk ishte e nevojshme që Messi të fitonte Kupën e Botës për ta konsideruar më të mirën
Publikuar:
(25.12.2022 21:00:00)

Ish-mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta ka folur për yllin argjentinas, Lionel Messi.
Më 18 dhjetor Leo arriti të fitojë trofeun e vetëm që i mungonte në kabinetin e madh të tij, Kupën e Botës.
Për shumëkënd pasi ai me Argjentinën u kurorëzuan kampion, u mbyll edhe dilema për lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave.
Por, për Iniestan Messi është më i mirë me apo pa Kupën e Botës.
“Për mua nuk ishte e nevojshme që Messi të fitonte Kupën e Botës për ta konsideruar më të mirën, me apo pa Kupën e Botës, ai është më i miri”, u shpreh spanjolli.
Kujtojmë që përveç titullit kolektiv, Messi u dekorua me trofeun individual si lojtari i turneut.
/Shqip.com