Infermierët me kërkesë urgjente për ministrin Latifi

Sindikata e Infermierëve të Kosovës i kanë kërkuar takim urgjent, ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.
Me anë të një shkrese zyrtare infermierët kanë kërkuar nga ministri Latifi plotësimin e disa kushteve siç është rregullimi i koeficientit të ligjit të pagave.
Kjo sindikatë ka publikuar kërkesat e tyre drejtuar ministrisë dhe po kërkojnë reflektim nga Ministria dhe ministri Latifi.
“ Sindikata e Infermierëve të Kosovës kërkon që në mënyrë që t’u shmangemi veprimeve sindikale, e të cilat pas grevës paralajmëruese të datës 05/04/2022 vetëm se do përshkallëzohen, nga të cilat padyshim që pasojat do i vuajnë vetëm qytetarët e Republikës së Kosovës, të ndani një kohë nga agjenda juaj për një takim urgjent lidhur me kërkesat e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës dhe komuniteteve infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor si dhe gjetjen e modaliteteve në mënyrë që këto kërkesa të gjejnë një zgjidhje sa më të shpejtë”, thuhet në letrën e infermierëve.
Ndryshe infermierët po kërkojnë që koeficienti i pagave 7.1 të jetë për të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor./SHQIP.com