Incidenti tjetër në Hollywood, sulmohet edhe një komedian i famshëm

Komediani Dave Chappelle u sulmua në skenë në Hollywood Bowl të martën mbrëma, sipas njerëzve që ndoqën shfaqjen dhe pamjeve që qarkullonin në mediat sociale.
Disa pjesëmarrës të ngjarjes postuan video të incidentit, ndërkaq pamjet duket se tregojnë Chappelle në skenë duke performuar kur një burrë në të djathtën e tij nxiton drejt tij dhe e përplas në dysheme.
“Ishte një burrë trans”, tha ai me shaka duke iu referuar polemikave për disa batuta nga ana e tij që janë interpretuar si transfobike. Chappelle po performonte në “Is A Joke Fest’, një festival komedie në Los Angeles i organizuar nga gjigandi i transmetimit Netflix.
Sulmi ndaj Chappelle mund të ringjallë shqetësimet për anëtarët e audiencës që nxitojnë në skenë dhe sulmojnë humoristët. Çështja u theksua pasi Will Smith goditi Chris Rock në Oscar muajin e kaluar. Incidenti bëri bujë në botë dhe aktori nuk u përjashtua për 10 vjet nga Oscar.
Dave Chappelle just got attacked on stage
— Hoodville (@Hoodville_) May 4, 2022