Incidenti në aeroport me presidenten Osmani – MPB ngritë kallëzim penal ndaj shefit të sigurimit të kryeparlamentarit Gashi
Policia e ka kallëzuar penalisht shefin e sigurimit të kryeparlamentarit Afrim Gashi, policin i cili më 1 gusht në Aeroportin e Shkupit me urdhër të Gashi shkoi për të pastruar situatën e krijuar mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe policisë kufitare e kontrollit të sigurisë në TAV, shkruan Alsat.
Ai është pezulluar nga puna dhe ndaj tij rëndojnë kallëzimet për cenim të sigurisë dhe pengim i personit zyrtarë. Procedurë disiplinore është ngritur edhe ndaj dy policëve të tjerë.
“I denoncuari ka ardhur në Aeroportin e Shkupit me veturë në parkingun e sektorit VIP. Ka dal nga vetura dhe ke nxjerr armën, e ka përgatitur dhe përsëri e ka kthyer në bel. Policit që ka qenë i sistemuar tek dera i është qasur me zë të lartë dhe i është kërcënuar. Polici është dërguar në Aeroport nga kryetari i Kuvendit me qëllim tejkalimin e mosmarrëveshjes së krijuar me presidenten e Kosovës. Ai bashkërisht me dy policë të tjerë, duke lëvizur nëpër pjesën ku nuk e kanë të lejuar të lëvizin, i janë kërcënuar me jetë të punësuarve në TAV dhe policëve duke kërkuar që presidenten ta dërgojnë me veturë deri te aeroplani”, thuhet në komunikatën e MPB-së.
Për cenim të sigurisë i dyshuari rrezikon më së shumti 6 muaj burg ose gjobë në të holla, ndërsa për pengim të personit zyrtarë rrezikon dënim me burg nga 1 deri në 3 vjet. / Alsat.mk
/Shqip.com