VIDEO/ Ilnisa dhe Meritoni frikë nga eliminimi, gazetarja “shpërthen” në lot

Pasi u skualifikuan nga ‘Big Brother VIP’, Ilnisa, Meritoni dhe Egla do të votohen nga publiku, ku njëri prej tyre duhet të ndërpresë garën. Dy nga banorët e tjerë do të lënë dhomën e bardhë dhe do t’i bashkohen shtëpisë së famshme me konkurrentët e tjerë.
Pikërisht, kjo gjë ka futur frikën mes çiftit, se i eliminuari do të jetë njëri mes tyre. Ishte Meritoni që i bëri një pyetje partneres së tij, nëse ai largohet, ajo duhet ta fitojë këtë edicion të ‘BBVIP’.
Ndërsa kjo pyetje e preku Ilnisën, që më pas shpërtheu në lot.
Biseda:
Meritoni: Çfarë experience kjo! Po ika, a do ta fitosh?
Ilnisa: Po pse duhet të ikësh ti? Duhet të iki unë? Ndërrojmë temë
Meritoni: Po ika, a do ta fitosh?
Ilnisa: Po ika unë, do ta fitosh ti?
Meritoni: Qëndrojmë tek e imja
Ilnisa: Po ike ti, do qëndroj thua unë këtu? Si thua ti?
Meritoni: Normal që po. Duhet ta fitosh! Pse, duhet të lësh këta që të fitojnë? Kush duhet ta fitojë, kjo (Egla)? Është i joni çmimi
Ilnisa: Ndërrojmë temë, atë se dimë ne se kush ikën? Se s’dua të qaj tani.
/Shqip.com