Lajme

IKSHPK vjen me një apel për qytetarët

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dal me një njoftim lidhur me rastet e shpeshtuara të helmimit nga ushqimi.

IKSHPK ka bërë thirrje për kujdes gjatë gatimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit.

“Qytetarë të nderuar. Ju lutemi për kujdes të shtuar. Kujdes gjatë gatimit, Ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit” thuhet në reagimin e IKSHPK-së

Sipas IKSHPK-së, qytetarë të pafajshëm për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur më këtë IKSHPK-ja ka bërë thirrje për qytetarët.

Instituti Kombëtar i bënë thirrje popullatës për kujdes të shtuar ku konsumohet ushqim

Sipas IKSHP-së duhet të bëhet  shmangia e konsumimit të mishit të papërpunuar, shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme, Konsumimi i qumështit të pasterizuar ose të zier, Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier.

Po ashtu është bërë e ditur se nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë.

Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet. Nuk duhet të ringrihet, thuhet më tutje në reagimin e IKSHPK-së.