Lajme

IKSHPK: Në Kosovë nuk ka virus të Nilit Perëndimor, apelon për kujdes nga pickimi i mushkonjave

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike

Instituti i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në Kosovë nuk ka virus të Nilit Perëndimor.

Sipas IKShPK-së, ky virus, i cili tashmë është shfaqur në Ballkan po monitorohet nga ekspertët e Institutit në mënyrë që të parandalohet.

Instituti ka apeluar te qytetarët që të kenë kujdes nga pickimi i mushkonjave

“Në Kosovë nuk ka akoma raste të raportuara, por duke pasur parasysh rrezikshmërinë dhe mundësinë e përhapjes se virusit të Nilit Perëndimor, jemi duke vëzhguar situatën epidemiologjike në vendin tonë por edhe të shteteve fqinje”- thuhet në njoftimin e Institutit.

Instituti gjithashtu ka dhënë informacione dhe këshilla në lidhje me virusin e Nilit Perëndimor.

Ilustrim

Virusi i Nilit perëndimor mund të shkaktoj sëmundje fatale neurologjike te njerëzit

Megjithëse, përafërsisht 80% e njerëzve që janë të infektuar nuk tregojnë asnjë simptomë.

Virusi i Nilit perëndimor transmetohet tek njerëzit kryesisht nëpërmjet pickimit të mushkonjave

Virusi mund të shkaktoj sëmundje të rëndë dhe ngordhje tek kuajt.

Vaksinat për përdorim tek kuajt janë në dispozicion për përdorim por jo ende në dispozicion për tek njerëzit.

Zogjtë janë bartës natyral të virusit të Nilit perëndimor.

VNP mund të shkaktoj sëmundje neurologjike dhe vdekje tek njerëzit.

VNP zakonisht gjendet në Afrikë, Evropë, Lindjen e Mesme, Amerikën Veriore dhe Azinë Perëndimore por raportohen raste edhe ne Balkan dhe Mediteran. VNP është ruajtur në natyrë nëpërmjet ciklit i cili përfshinë transmetimin në mes zogjve dhe mushkonjave. Njerëzit, kuajt dhe gjitarët tjerë mund të infektohen.

Që nga paraqitja në vitin 1999 në SHBA, virusi është përhapur edhe në Kanada deri në Venezuelë./Shqip.com