Lajme

Ishin vëllezër/ Identifikohen 2 viktimat e aksidentit tragjik në tunelin e Kalimashit

Dy viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur një ditë më parë në autostradën Milot-Morinë, brenda tunelit të Kalimashit janë dy vëllezër nga Kosova.

Ata u identifikuan disa orë pas ngjarjes dhe sipas policisë janë shtetasit Sadik Osmani, 58 vjeç, dhe Nesret Osmani 45 vjeç pasagjerë në automjetin tip “Ford”, i cili u përfshi në aksident me një mjet tjetër tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë dhe një autobot me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë.

Goditja ishte e fortë duke ju shkaktuar vdekjen e menjëhershme dy shtetasve kosovarë, ndërsa nga aksidenti mbeten të plagosur dhe tre përsona të tjere të cilët po marrin mjekim në spital, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 17 e 30 minuta të së mëkures brenda tunelit të Kalimashit, ndërsa policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të kësaj ngjarje rrugore nga ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën 3 të tjerë.

Aksidenti ndodhi pasi dy autovetura u përplasën me një autobot brenda në tunel.

/Shqip.com