Ibrahimovic: Nuk do të pensionohem

Është 40 vjeçar – por nuk e ka ndërmend t’i var këpucët.
Zlatan Ibrahimovic ka rrëmbyer edhe një vëmendjen – me deklaratën e dhënë së fundmi.
Sulmuesi suedez ka deklaruar për “Gazzeta” se “ Unë do të kthehem shpejtë. Nuk do të pensionohem. Do të kthehem dhe nuk do të dorëzohem. Nëse e shëoh një lojtar më të fortë se unë, do të jem gati të pensionohem.Por, ende nuk kam parë ndonjë lojtar më të fortë se unë.
Shtatgjati – i cili është jashtë fushës së gjelbër për shkak të lëndimit – nuk ka kursyer lavdatat edhe për shokun e skuadrës – Chalres de Katelaere.
“AC Milan ka nënshkruar me një lojtar të mirë me Charles de Ketelaere – jepini atij pak kohë”, tha ai.
Zlatan është pjesë e AC Milan që nga viti 2019 – dhe ka shënuar 33 gola në Serie A – që nga atëherë.
Veterani – ka kontratë me rosonerët deri në vitin 2023 – ndërsa në “Transfermarkt” vlerësohet 3 milionë euro./Shqip.com