Sport Ndërkombëtar

Ibrahimovic në prag të “dorëzimit”

Gjithçka e ka një fund, përfshirë edhe karrierën e bujshme të sulmuesit suedez, Zlatan Ibrahimovic.

Ai është duke e mendura tërheqjen nga futbolli. Gjithçka është zbuluar par ndeshjes mes Chelseas dhe Milanit, teksa muaji dhjetor pritet të jetë vendimtar për të ardhmen e suedezit 41-vjeçar.

Ky i fundit po rikuperohet nga një dëmtim dhe shpreson që të vihet në dispozicion të Stefano Piolit në janar, megjithatë gjërat nuk po shkojnë sipas planit dhe në dhjetor do të ketë një konsultë mjekësore.

Nëse mjekët nuk japin garanci për një rikthim të shpejtë, atëherë Ibra mund të detyrohet të ndalet dhe këtë ua ka zbuluar si drejtuesve të Milanit, ashtu edhe miqve të tij të ngushtë, pasi duket qartë që fiziku nuk po i përgjigjet më.

/Shqip.com