Ibrahimovic mungon kundër Liverpoolit

U rikthye nga lëndimi në ndeshjen që Milani e zhvilloi kundër Lazios, por Ibrahimovic është lënduar përsëri.
Sulmuesi suedez do e humbasë ndeshjen e së mërkurës që rosonerët e zhvillojnë kundër Liverpoolit, në kuadër të Ligës së Kampionëve, transmeton Shqip.com. Këtë lajm e ka bërë të ditur, trajneri i kuqezinjëve, Pioli.
“Tonali do të largohet me ne për Liverpool. Ibrahimovic do të kishte luajtur si titullar, por ka dhimbje kështu që është më mirë të mos e rrezikosh atë. Giroud do të luajë një pjesë, kështu që unë do të zgjedh mes tij dhe Rebic që në fillim”, ka thënë ndër të tjera trajneri i ekipit italian.
Kështu, Ibrahimovic do e humbasë ndeshjen e parë që ekipi italian e zhvillon pas gjashtë viteve mungesë në Ligën e Kampionëve.
Por, ky lëndim sipas mediave italiane nuk është shumë serioz dhe pritet që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës në Serie A./Shqip.com
