Ibrahimovic: Ju ecni, unë fluturoj

AC Milan shënoi një fitore “dramtike” ndaj Veronës, në ndeshjen e zhvilluar të shtunën.
Nga 0-2, ata e rikthyen rezultatin në 3-2, duke arkëtuar pikët e plota, por ky nuk është lajmi i vetëm i mirë për rosonerët, shkruan Shqip.com.
Për 13 minuta, në fushën e gjelbër u paraqit edhe Zlatan Ibrahimovic, i cili është rikthyer nga lëndimi.
Sulmuesi suedez, sot ka bërë një postim në Facebook, ku ka shkruar “ Ju ecni, unë fluturoj”.
Shtatëgjati, këtij shkrimi ja ka bashkangjitur një foto gjatë ndeshjes së mbrëmshme, duke u munduar të shënojë në mënyrë akrobatike.

Për 40 vjeçarin, kjo ishte paraqitje dytë për këtë sezonë, ndërsa ka shënuar një gol.
Rikthimi i tij te kuqezinjët, do e përforcojë edhe më shumë repartin e sulmit.
Interesante do jetë të shihet, se nëse do luajë i vetëm në qendër, apo së bashku me Olivieri Giroud, që ka tundur rrjetën tre herë në këtë sezonë në Serie A./Shqip.com