Ia publikojë videon Xhulit, deklarohet përsëri Getinjo dhe tregon arsyejen
Publikuar:
(10.02.2023 23:07:09)

Getinjo është i ftuar sonte në Prime të Big Brother VIP Kosova.
Ai ka sqaruar edhe një herë për publikun bisedën që ai ka publikuar për Xhulin, ku tha se e bëri nga nervoza.
Ai tha se tendenca e Julianës është të manipulojë me çdo banorë për tu bërë më e fortë në lojë.
“U bona nervoz fortë, jo vec me Xhulin por edhe me Vivin. E pata telefonin në dorë, mu kujtua që i kam pasur disa thirrje prej saj. Nuk e di pse e bëra. Por u nervozova prej krejt situatës. Nuk e kam bë me ulë Xhulin. E publikova atë bisedë, jo për naj arsye me shku dikun me të. Xhuli ka dashtë me manipuluar secilin banorë që ka pas me qenë pjesë Big-ut”, ka thënë Getinjo.
Ai pas kësaj i ka kërkuar edhe një herë falje publikut.
/Shqip.com