Rozë

I shkruajti mbi veturë “Laje o bush”, ja si reagoj Megi Pojani

Megi Pojani

Sot gjatë ditës duket se i ka ndodhur diçka e papritur Megi Pojanit.

“Laje o bush”, ishin fjalët që një qytetar shkroi sipër veturës së saj.

Ajo këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Ajo i reagoi ashpër qytetarit që kishte vepruar në atë mënyrë.

“Hajde hajde dil po s’të shkarravita fytyrën. Më kujton ti palaqo detyrat e mia. E lava para 10 ditësh makinën pas 3 muajsh që nuk e laja. Mendon se ky shkrim do me qoj të lavazhi?? Më provo”, shkroi ajo.

Megi tani është pjesë e programit të vallëzimit “Dancing With The Stars”.

/Shqip.com