I rilindur – në ishull

Barcelona i pagoi 150 milionë euro, por shumë ndeshje i shikoi nga stoli.
Shkopin magjik duket që e harroi në ishull dhe shkoi atje për ta marrë përsëri.
Philippe Coutniho është duke dhuruar shfaqje me fanelën e Aston Villës.
Dielli ka lindur përsëri për të.

Mesfushori brazilian dhuroi spektakël në ndeshjen e së mërkurës -kundër Leeds United .
Një gol dhe dy asistime – ishin sinjal që “magjistari i vogël” po rikthehet në element.
Teksa, pas ndeshjes trajneri i Villas, Steven Gerrard për The Mirror tha se “ Ai duket i lumtur, ne i kemi dhënë skenës që të shkojmë dhe të shijojmë sërish futbollin e tij.
Vizioni dhe vetëdija e tij, nëse nuk ju pëlqen të shikoni, duhet të ndaloni së shikuari futboll”.

Coutinho është huazmim gjashtë mujor te skuadra angleze, e cila ka të drejtë blerje për 40 milionë euro – në fund të sezonit.
Aston Villa gjendet në vendin e 11-të në tabelën klasifikuese, me 27 pikë të grumbulluara.
Përveç Philippes, ky ekip kishte siguruar edhe shërbimet e Lucas Dignes dhe duket që në sezonin e ardhshëm do jetë një ekip që e synon Evropën.Shqip.com