I nxehti në Francë shkaktoi 400 viktima

400 persona kanë humbur jetën vetëm në muajin gusht, për shkak të temp të larta që përfshinë Francës
Sipas autoriteteve të shëndetit publikë në paris, kjo mund të konsideroohet shifër rekord duke e krahasuar me ato të viteve të kaluara
Në raportin e publikuar në Paris, theksohet se më të prekurit kanë qenë personat mbi moshën 75-vjeçare.
Vala e tretë e përvëlimit që goditi vendin zgjati nga 11 deri në 26 gusht dhe e rriti me 5.4 për qind më shumë numrin e vdekjeve krahasuar me të njëjtat javë të viteve të fundit.
Përgjatë kësaj periudhe, në disa rajone të vendit, temperaturat mbërritën në 42 gradë Celsius.
Nëse njerëzit vdesin më shumë në javët me temperatura të larta, në krahasim me javët e njëjta të viteve të kaluara, rritja e shkallës së vdekshmërisë vlerësohet se është shkaktuar nga i nxehti.
Megjithatë, në raport është përmendur se rezultatet janë preliminare.
Që prej fillimit të korrikut, bota është përballur me temperatura tejet të larta, e mjaft studime tregojnë se një mot i tillë do të ishte gati i pamundur pa ndryshimet klimatike të nxitura nga njeriu.
/Shqip.com