I nxehti afrikan vjen në Kosovë, IHMK-ja rekomandon të evitoni kontaktin me diell
Publikuar:
(20.06.2022 08:18:27)

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se java e parë e verës do të filloj me kushte të qëndrueshme meteorologjike.
Sipas IHMK-së, kjo vjen si rrjedhojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika e Veriut.
Kjo do të ndikoj dhe në rritjen e temperaturave në vendin tonë.
“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-35 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

IHMK-ja, njofton se vetëm ditën e marte parashihen vranësira më të dendura dhe riga shiu në disa vende lokale.
Indeksi UV do të vazhdojë të mbetët i lartë dhe IHMK-ja rekomandon qytetarët që të mos qëndrojnë në kontakt të drejtpërdrejtë me rrezet e diellit./Shqip.com