I mbijetoi sulmit ajror por vdiq pasi u godit nga rënia e ndihmave, fati i trishtë i fëmijës së mitur në Gaza – vrapoi të merrte fasule e oriz
Një fëmijë që i mbijetoi një sulmi ajror vdekjeprurës izraelit në shtëpinë e tij familjare ka vdekur pasi u godit nga një ndihme ajrore.
Zein Oroq, 13 vjeç, u godit nga një pako që i ra javën e kaluar, duke i thyer kafkën, legenin dhe barkun, ndërsa ai nxitoi drejt saj me shpresën për të mbledhur disa fasule, oriz ose miell, tha babai i tij, Mahmoud.
Një turmë e uritur që po shkonte drejt kutisë nuk i kushtoi vëmendje dhe “presioni u rrit mbi të”, tha Mahmoud.
“Djali im është kaq i çmuar, ai ishte mbështetja ime, gjithë jeta ime, gëzimi im i parë në këtë botë, fëmija im më i madh, u preftë në paqe”.
Zein u dërgua në spital, ku më pas vdiq nga plagët e marra të dielën.
Rreth 17 anëtarë të familjes së tij u vranë në nëntor kur një sulm ajror goditi shtëpinë e tyre, duke e fiksuar Zeinin nën rrënojat e ndërtesës.
“Ka dalë nga nën rrënoja me plagë në kokë, dorë dhe këmbë, Zoti e shpëtoi”, ka thënë gjyshi i tij, Aliu.
Aliu kujtoi se si Zein vraponte për të marrë ndonjë pako nga ndihamat, ndërkohë që duhet të ishte ulur në një bankë shkolle duke ndjekur mësim.
/Shqip.com