Sport Ndërkombëtar

I lindur për rekorde, Messi kalon Maradonën

Lionel Messi është i lindur për të thyer rekorde. Ai nuk mund të bënte më mirë se ajo që bëri në ndeshjen e 1000-të të karrierës. Ylli i njohur i futbollit ndihmoi Argjentinën në pjesën e parë të ndeshjes kundër Australisë, kur shënoi golin e epërsisë.

Ky gol është mjaft i rëndësishëm për “Pleshtin”. Arsyeja është fare e thjeshtë, pasi Messi tashmë shkon në kuotën e 9 golave në Botërorë, duke kaluar kështu edhe Diego Armando Maradonën me 8 gola.

Nëse ekipi i Scalonit ecën shumë në këtë garë, gjasat janë që numri të vijë duke u rritur. Gjithsesi, për Lionel Messin ka rëndësi që skuadra të fitojë trofeun e Kupës së Botës.

/Shqip.com