Rozë

I kishte bërë diss, por Ledri tregon si u pajtua me Noizyn

Noizy dhe Ledri

Padyshim që në industrinë muzikore një pjesë e artistave kanë hatërmbetje mes vete.

Prej tyre ishin Ledri Vula dhe Noizy, të cilët nuk kishin folur  me njëri-tjetrin për një kohë të gjatë.

Por, i ftuar në emisionin me Meriton Mjekiqin, Ledri pati rastin që të tregojë se kur ka qenë periudha që është pajtuar me reperin nga Shqipëria.

Ledri Vula dhe Noizy

“Na kanë ftuar bashkë në një koncert edhe babai i Noizyt më ka telefonuar, më pas e kemi bërë koncertin, e thjeshtë”, u shpreh ai.

Sherret mes tyre kishin filluar që nga koha kur Vula ka qenë pjesë e grupit ‘Babastars’, sherr ky që kishte përfunduar edhe me përleshje.

Më pas, Noizy i kishte bërë ‘diss’ Ledrit, duke i përmendur edhe ish-të dashurën e asaj kohe, Dafina Zeqirin.

Pas pajtimit të reperëve, ata e kishin realizuar një projekt muzikor së bashku/SHQIP.com