“I jepja 1 mijë euro në muaj”, ish-konkurrenti i BBV rrëfen si e la e dashura: Më rrëmbeu…
Publikuar:
(13.10.2024 11:53:03)
Në një diskutim që lidhej mbi dashurinë dhe sa kushton ajo në ditët që në flasim, Shkëlqim Bega, ose ndryshe i njohur si Çimi i “Big Brother Vip”, ka rrëfyer lëndimin e tij nga dashuria verën që lamë pas.
Me nota sinqeriteti, Çimi ka treguar në “Ftesë në 5” se ishte ndarë nga e dashura edhe pse ishte përpjekur të bënte shumë për të.
Ai ka pohuar se paguante thonjtë, flokët dhe çdo shpenzim tjetër për të mujor, “shifër që shkonte deri në 1000 euro në muaj”.
“U rrëmbeva nga ajo ndjenjë dhe nuk kisha me kë flisja”, ka pohuar Çimi.
Ai e paralelizoi historinë edhe me një përrallë koreane, duke shpjeguar se si nga dashuria e tepërt mund ta “mbysësh” një person.
/Shqip.com