Rozë

I hakohet faqja e Facebook-ut, Edona Llalloshi e lajmëron rastin në Polici

Këngëtarja Edona Llalloshi

Këngëtarja e njohur, Edona Llalloshi, është duke u përballur me një sulm kibernetik.

Faqja e saj në Facebook, me rreth 227 mijë ndjekës, i është hakuar nga disa persona të paidentifikuar.

Për këtë rast, këngëtarja e njohur nga Prishtina ka bërë një lajmërim në faqen e saj zyrtare në Instagram, duke treguar se ka njoftuar organet kompetente për zhbllokimin e llogarisë së saj.

Facebook

“Të dashur miq, Ju njoftoj që sot më është hakuar faqja ime zyrtare në Facebook, Edona Llalloshi! Këtë problem e kemi raportuar tek organet kompetente të sigurisë dhe po punojmë që ta rikthejmë sa më shpejtë. PS: Ju ftoj edhe juve miq të më ndihmoni ne rikthimin e llogarisë”, ka shkruar Edona në Instagram.

Edona Llalloshi përndryshe është mjaft e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga aktivitetet e saj. /SHQIP.com