Lajme

I gjendet kokaina në veturë, arrestohet shtetasi francez në Prishtinë

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Një shtetas i Francës është arrestuar mbrëmë në Prishtinë pasi i ishte gjetur një sasi e vogël kokainë, në veturën me targa vendore, të cilën po e drejtonte.

Ndërsa, te pasagjeri është gjetur një sasi më e vogël marihuanë.

“Fsh. Lapnasellë, 28.08.2023 – 02:30. Njësiti policor ka ndaluar një veturë me targa vendore të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari mashkull shtetas i Francës, gjatë kontrollit në veturë i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël e substancës së dyshuar si lëndë narkotike kokainë, derisa te pasagjeri, i dyshuari mashkull kosovar  është gjetur një sasi substancë më vogël e dyshuar si marihuanë”, thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Drejtuesi i mjetit i dyshuari i parë është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

/Shqip.com