I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor viziton pikën kufitare në Jarinje

Përfaqësuesi Special i Qeverisë Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, dje e sot ka qëndruar në Kosovë e Serbi, me që rast ka zhvilluar takime me krerët institucional.
Dje ai është pritur në qeveri nga kryeministri Kurti, kurse gjatë ditës së sotme vizitoi Beogradin, ku u takua me zyrtarët serb.
Para se të shkontë në Beograd, ai u ndal për vizitë në pikën kufitare në Jarinje, me që rast zhvilloi biseda me doganierët që ishin në punë.
Përveç tjerash, Sarrazin nga pika kufitare bëri thirrje që serbët që janë larguar nga institucionet e Kosovës të rikthehen nëpër pozitat e tyre të punës.
Kurse, në vizitën e tij në Beograd, ai u takuat me Goran Rakiqin dhe anëtarët e tjerë të Listës Serbe, kurse pasdite e priti në takim, kryeministrja Brnabiq.
Sipas të dërguarit Special të Gjermanisë, në takime është theksuar nevoja për të ulur tensionet mes dyja shteteve dhe angazhimi në dialog të shihet si rruga e vetme.
/Shqip.com