I dehur tenton ta vrasë djalin e tij, arrestohet
Publikuar:
(07.08.2021 09:48:00)

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person të premten në Rahovec, pasi i njëjti në n ndikim të alkoolit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të djalit të tij.
Rasti është cilësuar si “Tentim vrasje”, përcjell Shqip.com.
“Nga i dyshuari është konfiskuar arma të cilën e kishte me leje, tre karikatorë, 41 fishekë te kalibrit 9 mm dhe 16 fishekë të kalibrit 7.62 mm”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./SHQIP.com