I dedikohet këngë fenomenit të BBVA, Luiz Ejllit
Publikuar:
(30.01.2023 14:15:30)

Këngëtari nga Shkodra, Luiz Ejlli ka marrë vëmendjen e mediave dhe të publikut me anë të paraqitjes së tij në Big Brother albania 2.
Në një kohë shumë të shkurtë, Luizi ka fituar dashurinë e publikut ku vetëm në TikTok emri i tij ka miliona klikime.
E krahas kësaj, së fundi iu është dedikuar një këngë me titullin “Ty Luiz të do e gjithë Shqipëria”.
Ai që këndon këtë këngë është Besar Mulaj e cila tashmë shënon mbi 93 mijë klikime.
Madje, as komentet pozitive nuk kanë munguar.
/Shqip.com