I burgosuri i opozitës ruse zhvendoset në një vend të panjohur
Figura e opozitës ruse Alexei Navalny, është zhvendosur papritur nga burgu ku po mbahej në një vend të panjohur.
Siç raporton BBC, Navalny kishte qenë në një burg rreth 100 km në lindje të Moskës
Ai u akuzua për shkeljen e lirimit me kusht për akuzat e vjetra të mashtrimit në atë që aleatët e tij thonë se është dënim për sfidimin e Kremlinit.
Avokat i 46-vjeçarit tha se zyrtarët në burgun e tij raportuan se ai ishte transferuar në një koloni penale të regjimit të rreptë.
Zëdhënësja e tij Kira Yarmysh shprehu shqetësimin, duke postuar në Twitter se ai tani ishte i vetëm brenda një sistemi që kishte tentuar ta vriste.
Rusia mohon të ketë helmuar Navalny me një agjent nervor të shkallës ushtarake në gusht 2020.
Ai u shërua në një spital gjerman, por ka qenë në burg që kur u kthye në Rusi në janar të vitit të kaluar./Shqip.com