Lajme

I arrestuari i 3 për rastin e grabitjes në Suharekë lirohet në mungesë provash

I arrestuar i tretë për rastin e grabitjes së një argjendarie në Suharekë, është liruar në procedurë të rregullt.

Këtë e ka bërë të ditur për Dukagjinin, prokuroja e rastit, Ervehe Gashi, e cila ka theksuar se nuk ka pasur prova të mjaftueshme për të bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Ndërkaq, për dy të arrestuarit e tjerë në këtë rast, Gjykata Themelore e Prizrenit ka marrë vendim që t’ua shqiptojë masën e paraburgimit me kohëzgjatje prej 30 ditësh, duke llogaritur nga data e arrestimit më 25 nëntor.

Kujtojmë se mbrëmjen e së mërkurës të datës 22 nëntor ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës.

Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic i Kosovës në këmbë dhe një tjetër është lënduar.

/Shqip.com