Lajme

Hyseni qytetarëve: Votoni pa marrë parasysh bindjet tuaja politike

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, i ka ftuar qytetarët e qytetit të tij që të votojnë – pa marrë parasysh  bindjes së tyre politike.

“Është ende mëngjese po e shfrytëzojë të drejtën time kushtetuese për të votuar”,  tha Hyseni.

Ai po ashtu theksoi se nuk është evidentuar ndonjë parregullsi deri në këto momente.

Balotazhi në Gjilan zhvillohet mes LVV-së dhe LDK-së.

Nga LDK, Lutfi Haziri synon ta vazhdojë qeverisjen. /Shqip.com