Hyseni i reagon Abdixhikut: Unë jam LDK më shumë se ti
Publikuar:
(24.03.2023 14:01:23)

Ish-ministri i Jashtëm, Skender Hyseni, i ka reaguar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, pasi e akuzoi Hysenin se është bashkuar me Kurtin kundër tij dhe LDK-së.
Në një reagim në Facebook, Hyseni e ka quajtur marrëzi komentin e Abdixhikut për të.
Ai tha se nëse asgjë tjetër, opinioni e di fort mirë qëndrimin tim ndaj Albin Kurtit dhe VV-së dhe politikave shkatërruese të tyre.
Hyseni tha se është saktësisht mendësia e njësisë së VV-së në LDK, të cilës i printe Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku që e kanë sjallë LDK-në në 12%.
/Shqip.com