Hyseni kritika për Kurtin e Osmanin: Kosova kurrë s’ka qenë më e izoluar

Ish-kryenegociatori Skender Hyseni, ka thënë se Kosova kurrë nuk ka qenë më e izoluar ndërkombëtarisht sesa nga ardhja në pushtet e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmani.
Këtë, Hyseni e tha pasi Kosova nuk është ftuar nga presidenti amerikan, Joe Biden, për të marrë pjesë në Samitin e Demokracive.
“Duhet të jesh i verbër ose akoma me keq, duhet të jesh qellimkeq, të mos e shohësh këtë. Dhe, të tillë, qellimkëqinjë dhe kontestues e mohues të shtetit të pavaur të Kosovës dhe të arriturave që ky shtet ka shënuar, ka mjaft. Më shumë se që na duhen”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

Sipas tij, Kosova ishte shumë më mirë në diplomaci para srdhjes në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje.
Hyseni, në postimin kur bën pyetje dhe përgjigje, pyet se a duhet të shqetësohemi?.
“Po, shumë. Tej mase shumë, sepse janë shenja të cilat, po nuk i lexuam saktë, mund të prodhojnë konsekuenca nga më të ndryshmet”.
“Mbase është përtyp shumë ajo thënja, ‘çdo gjë ndodh pë një arsye’, dhe rrjeshimisht jam i detyruar t’i hedh një sy asaj që ka ndodhur ose nuk ka ndodhur gjatë vitit të fundit”, ka thënë ndër tjerash ai.
Në Samitin e Demokracive që mbahet në fillim të dhjetorit nuk ka vend për Kosovën, bazuar në raportimet e mediave ndërkombëtare.
Opozita për këtë po e fajëson kryeministrin, Albin Kurti dhe presidenten, Vjosa Osmani.
Sipas tyre, ata janë duke e “izoluar” Kosovën. /Shqip.com