Humolli ulet ndaras nga Lëvizja Vetëvendosje
Publikuar:
(22.03.2023 13:29:54)

Që nga dita e sotme, deputeti Fatmir Humolli nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai rrugëtimin e tij politik do ta vazhdojë si deputet i pavarur.
Në këndin ku ai po qëndronte, në fund të sallës, është parë shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila duke biseduar me të.
Pos Mimoza Kusarit, pak minuta më vonë, Humollit i ka shkuar edhe deputetja tjetër e VV-së, Shqipe Selimi.
Pos Humollit kohë më parë nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje është larguar edhe deputetja Doarsa Kica-Xhelili që tashmë është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
/Shqip.com