Lajme

Humolli thotë se kjo Qeveri e ka injoruar veteranin dhe ka bërë shkelje ligjore

Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli
Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, deklaron se ka një tendencë që veteranët e UÇK-së, të paraqitën si kategori sociale, por që për të, kjo kategori është vlera më sublime e vendit.

‘’Veteranët e UÇK-së nuk janë kategori sociale, por janë vlerë kombëtare që duhet çmuar dhe kjo duhet me u vlerësu dhe respektu nga shoqëria, por këtu është një tendencë me kuptu se këta janë një kategori sociale’’ thotë ai.

Humolli, thotë se tash është vështirë që një veteran i UÇK-së të punoj, duke marr parasysh moshën e tij.

‘’Edhe mënyrë edhe ligji, që kjo kategori mos me pasur të drejt me punu, e ka amartozi, e kanë të vështire me e përballu tregun e punës, kjo vlerë është në kundërshtim me mundësitë reale me mbijetu në tregun ekonomik sot, për shkak të tregut që është sot’’ shprehet ai.

Deputeti Humolli, për FrontOnline, thotë se Qeveria Kurti e ka injoruar këtë kategori dhe se shpeshë here ka bërë shkelje ligjore.

“Dhe kjo Qeveri e ka injoruar veteranin. Unë ekspert nuk jam, por ekspertët e shohin se çka është shkelja ligjore dhe sa janë shkelje ligjore, sepse kjo Qeveri shpeshë herë ka bërë shkelje ligjore”, thekson ai.

/Shqip.com