Humbi balotazhin në Malishevë, Kilaj tërhiqet nga politika

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj, është tërhequr nga politika pas humbjes në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një njoftimi në Facebook.
“Të dashur qytetarë të komunës së Malishevës, të dashur simpatizantë e aktivistë tëPDK-së, sot vendosi populli për udhëheqësit e tij! Unë uroj më të mirën për Ju! Dua që vendi im të ecën rrugës së zhvillimit dhe përparimit-kam luftuar për këtë!”.
“Unë e respektoj këtë vendim! Ju faleminderit të gjithë Ju që më mbështetët dhe ishit me mua! Për mua jeta politike ka mbaruar! Vendit i kam borgj gjithmonë! Ju faleminderit përjetësisht të gjithë Ju që më besuat!”, ka shkruar Kilaj.
Ai u mposht nga Ekrem Kastrati i Nismës Socialdemokrate. Kastrati mori 10 mijë e 394 vota, derisa Kilaj vetëm 9 mijë e 147./SHQIP.com