Lajme

Humb jetën një person në Bulqizë, aksidentohet në vendin e punës

Një person ka humbur jetën pasi ishte aksidentuar në vendin e punës në një minierë në Bulqizë të Shqipërisë.

Siç ka raportuar ABC News Albania, bëhet fjalë për 52-vjeçarin Kujtim Lilin i cili punonte si zjarrmëtar në një galeri private në Zonë të Parë.

Nga informacionet e marrura në vendin e ngjarjes rezulton se ai ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të lëndës plasëse, gjatë vendosjes së minave në front.

Sipas Policisë së Shtetit të Shqipërisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/Shqip.com